Hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve nga Drejtoria rajonale në Ferizaj, pas një pune të suksesshme operative, kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë njërin nga personat e dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë.
I dyshuar , G.H. 30-vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me disa persona të dyshuar, të enjten e 12 gushtit, rreth orës 04:50 minuta, në Ferizaj në rrugën “Sali Çeku” kanë hyrë me forcë në lokalet e një kompanie ndërtimore dhe kanë vjedhur mjete pune në vlerë 7 mijë euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Pas intervistimit, prokurori i shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë ndaj të dyshuarit, kurse lidhur me rastin janë duke vazhduar hetimet për personat tjerë.