UBT News

​Arrestohen tre të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në Gjilan

Një qytetar në Gjilan ka njoftuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij nga ku kanë vjedhur gjësende të ndryshme.

Në po të njëjtin lokacion janë paraqitur edhe tri raste të tjera të ndryshme të vjedhjeve të rënda.

Pas hetimeve policia ka arritur që tre persona të dyshuar ti arrestojë, të cilët janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Nga të dyshuarit janë sekuestruar: Një televizor i markës “Samsung”, një biçikletë, një makinë shpuese e markës “Bosch”, një orë dore e markës “Breitling”, një zmadhues zëri i markës “Bose”, një makinë për prerje të flokëve, enë të ndryshme të kuzhinës, parfume e mjete higjienike, veshmbathje e gjera të tjera të cilat pas verifikimit do të kthehen tek pronarët e ligjshëm.

Rasti është inicuar si “Vjedhje e rëndë” dhe tre të dyshuarit janë të ndaluar për 48 orë, njofton policia.

Exit mobile version