Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për mashtrim në Lipjan. F.K. (58), Sh.H. (37) dhe M. A. (31), që të gjithë shtetas të Kosovës, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi fillimisht është kryer nga i dyshuari F.K, me të cilin ankuesi kishte bërë një marrëveshje verbale për shitblerjen e automjetit të tipit Audi, për të cilin i dyshuari nuk ka paguar dhe të njëjtin e ka shitur te Sh.H. Automjeti i njëjtë, më pas i është shitur të dyshuarit të tretë M.A.
Ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për veprat, mashtrim dhe blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.