Policia ka arrestuar tre persona për vjedhje në Ferizaj. Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj, të arrestuarit janë nga komuna e Prishtinës, dhe se janë ndaluar për 48 orë.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se pas një hetimi disa mujor përmes aplikimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, me vendim të prokurorit, ka ndaluar tre persona, të dyshuarit Rr.A., Q.K., dhe A.SH, nga komuna e Prishtinës, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit në vazhdimësi në regjione të ndryshme, duke vepruar si anëtar të grupit, kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 paragrafi 2 nën paragrafi 2.7 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.