Në orët e paradites së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale grabitje.
Ata dyshohen se më datën 13 mars 2022, në një pompë derivatesh nën kërcënimin e armës viktimës i kanë grabitur një shumë e parave.
Si rezultat i hetimeve të zgjeruara dhe dyshimeve të bazuara, me urdhëresë të Gjykatës është realizuar kontrolle në shtëpinë e të dyshuarave, ku në cilësi të provave materiale janë sekuestruar materiale të nevojshme.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.