Dy persona në Shtime janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes. Sh.S, 27-vjeçar dhe F.Z po ashtu 27-vjeçar janë arrestuar me dyshimin se kanë kryer vjedhje.
“Mbrëmë rreth orës 23:40 , Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pas një pune intensive hetimore, ka arritur të arrestojë dy persona me inicialet : SH.S ( M/K) dhe F.Z (M/K) që të dy të moshës 27 vjeçar, me dyshimin se me datën 10.11.2021 kanë kryer vjedhje në Shtime. Në lidhje me këtë, policia të dy personat e dyshuar i ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit të tyre , në prani edhe të avokatit mbrojtës, janë dërguar në mbajte për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore. Ndërsa, policia është në kërkim edhe të dyshuarit të tretë, i cili është në arrati”, ka njoftuar policia.