Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar dy persona për veprën vjedhje e rëndë që ka ndodhur në një zyrë në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan.
Hetuesit policorë në banesën e njërit prej të dyshuarve, kanë gjetur dhe sekuestruar një shtëpizë të kompjuterit, e cila dyshohet se është vjedhur në rastin në fjalë.
I dyshuari i parë D.U. (22), pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërsa A.B., i mitur, është liruar në procedurë të rregullt, njofton Policia e Kosovës.