UBT News

​Arrestohen dy persona për fajde në Fushë Kosovë

Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë me dyshimin se kanë marrë para në vlera të larta me fajde. Para këto që sipas dyshimeve të dyshuarit kanë blerë prona të paluajtshme dhe të luajtshme.

Si provë materiale siç njofton Policia e Kosovës janë konfiskuar para të gatshme, dy telefona mobil dhe disa dokumentacione. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Exit mobile version