Njësitet policore në Mitrovicë dhe Vushtrri sot kanë arrestuar dy persona për të cilët ishin aktive dy urdhëresa të lëshuara nga gjykatat kompetente.
Arrestimi i personit me inicialet E. C., (18), shtetas i Kosovës, është bërë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ndaj të cilit gjykata kishte lëshuar urdhëresë për arrestim për veprën penale dhunim. Pas procedurave i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje një vit.
Ndërsa arrestimi i 30-vjeçarit M. H., shtetas i Kosovës, është bërë në Vernicë të Vushtrrisë, ndaj të cilit gjykata kishte lëshuar urdhëresë për arrestim për veprën penale falsifikim i parasë. Pas procedurave i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej një viti.