Mëngjesin e sotëm ka vazhduar aksioni “Brezovica 3”, ku janë bastisur 12 lokacione dhe janë arrestuar shtatë persona, prej tyre ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronat të kompanive ndërtimore.
Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit si dhe ushtrim të ndikimit.
Bastisjet kanë ndodhur në Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.
“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni “Brezovica 3 ” ku janë duke u bastisur 12 lokacione të ndryshme në katër qytete të ndryshme, përkatësisht: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan. Deri më tani janë arrestuar shtatë (7) persona, tre prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit. Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”, thuhet në komunikatë.