UBT News

​Arben Vishaj emërohet u.d. të drejtorit të Klinikës Infektive

Nga dita e djeshme infektologu Arben Vishaj është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress edhe vetë Vishaj i cili tha se dje e ka pranuar këtë pozitë nga drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës”.

“Po është e vërtetë, jam emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive”, tha shkurt Vishaj.

Infektologu Arben Vishaj është emëruar në këtë pozitë pasi dorëheqje nga ky post ka dhënë Izet Sadiku tash e tri javë.

Sadiku ditë më parë kishte deklaruar se dorëheqje ka dhënë për arsye personale, derisa këtë pozitë e kishte pranuar në fillim të marsit kur vendi ynë përballuar me valën e tretë të COVID-19.

Izet Sadiku ishte emëruar si u.d. të drejtorit të Klinikës Infektive pas dorëheqjes së Lindita Ajazaj-Berishës. 

Exit mobile version