UBT News

​Arabia Saudite mohon se ajo kishte importuar kostume të babadimrit

Arabia Saudite ka mohuar raportimet e mediave për importin e pemëve të Krishtlindjes dhe kostumeve të babadimrit.

Administrata e Tatimeve dhe Doganave të Arabisë Saudite njoftoi se ndalohet importi i pemëve të Krishtlindjeve apo ndonjë shenjë tjetër fetare përveç atyre islame.

Njoftimi erdhi si përgjigje ndaj pyetjes së një përdoruesi të Twitter-it nëse tani lejohet importi i pemëve të Krishtlindjes në mbretëri.

Mediat e huaja raportuan më parë se pemët e Krishtlindjeve, dekorimet dhe rrobat e babadimrit tani po shiten në dyqane në Arabinë Saudite.

Të krishterët e huaj që punojnë në Arabinë Saudite, kryesisht nga Libani dhe Filipinet, janë mësuar të festojnë Krishtlindjen me dyer të mbyllura.

Ky vend ka përjetuar ndryshime të shpejta sociale, kulturore dhe ekonomike vitet e fundit, të iniciuara nga Princi Mohammed bin Salman, raporton Anatolia.

Exit mobile version