UBT News

​Apple zhvendos 25 për qind të prodhimit të iPhone në Indi

Gjiganti Apple pritet të zhvendosë prodhimin e një të katërtës së iPhone të tij në Indi deri në vitin 2025.

Parashikimi vjen për shkak të rritjes së tensioneve gjeopolitike dhe bllokimeve të përsëritura në vend për shkak të Covid-19.

Sipas kompanisë, Apple është gati të zhvendosë prodhimin e të paktën 5% të modelit të ri iPhone 14 në Indi deri në fund të këtij viti.

Gjithashtu Apple pritet të zhvendosë prodhimin nga Kina me të paktën 25% të të gjitha produktet e tij, përfshirë iPhone, Mac, iPad, Apple Watch dhe AirPods deri në vitin 2025. /ANSA/

Exit mobile version