Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 19 gusht do të mbahet ankandi i nëntë për vitin 2022, ku do të emetohen obligacione me maturitet 5-vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
Sipas njoftimit, investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu iu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.