UBT News

​Anëtari i LVV-së: Qeveria të dëgjojë zërin e veteranëve të UÇK-së

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera, ka kërkuar nga Qeveria Kurti të dëgjojë zërin e veteranëve të UÇK-së dhe t’i rrisë pensionet e tyre, në kuadër të rritjes së pagës minimale.

Ish-kandidati i LVV-së për kryetar të Podujevës, gjatë protestës të sotme para Kuvendit, tha se veteranët duhet të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme.

“(Qeveria) duhet të dëgjojë zërin e veteranëve dhe dëshiroj që sot të gjithë veteranët të bartin vetëm vlerën e luftës dhe jo ngjyrime partiake, edhe pse kanë bindje partiake. Mirëpo, ne sot përfaqësojmë vetëm vlerën e UÇK-së dhe mbrojmë vetëm veteranin dhe invalidin e luftës… Është shumë me rendësi që veterani të trajtohet para se gjithash si kategoritë të tjera të shoqërisë. Sot i’u kam përgjigjur ftesës së Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe këtu jam vetëm si ish-luftëtar i UÇK-së”, tha ai.

Në mungesë kuorumi dështoi të miratohet të hënën në Kuvend, Projektligji për pagën minimale. I njëjti u kundërshtua nga opozita dhe OVL-UÇK, të cilët kërkuan përfshirjen e pensioneve të veteranëve në rritjen e pagës minimale.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera, ka kërkuar nga Qeveria Kurti të dëgjojë zërin e veteranëve të UÇK-së dhe t’i rrisë pensionet e tyre, në kuadër të rritjes së pagës minimale.

Ish-kandidati i LVV-së për kryetar të Podujevës, gjatë protestës të sotme para Kuvendit, tha se veteranët duhet të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme.

“(Qeveria) duhet të dëgjojë zërin e veteranëve dhe dëshiroj që sot të gjithë veteranët të bartin vetëm vlerën e luftës dhe jo ngjyrime partiake, edhe pse kanë bindje partiake. Mirëpo, ne sot përfaqësojmë vetëm vlerën e UÇK-së dhe mbrojmë vetëm veteranin dhe invalidin e luftës… Është shumë me rendësi që veterani të trajtohet para se gjithash si kategoritë të tjera të shoqërisë. Sot iu kam përgjigjur ftesës së Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe këtu jam vetëm si ish-luftëtar i UÇK-së”, tha ai.

Në mungesë kuorumi dështoi të miratohet të hënën në Kuvend, Projektligji për pagën minimale. I njëjti u kundërshtua nga opozita dhe OVL-UÇK, të cilët kërkuan përfshirjen e pensioneve të veteranëve në rritjen e pagës minimale.

Exit mobile version