Qeveria e Kosovës ka emëruar Andin Hotin kryetar të delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, në kuadër të grupit punues për persona të zhdukur, i cili njëherësh është edhe kryesues i Komisionit qeveritar për persona të zhdukur.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tregoi edhe detyrat që i takojnë kryetarit të delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur.
“Kryetari i delegacionit pas konsultimeve me kabinetin e ministrave në kabinetin e kryeministrit të Kosovës dhe anëtarët e delegacionit, do të caktojë përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës në aktivitete zyrtare dhe nëngrupet-punuese në kuadër të GP për persona të zhdukur. Kryetari i delegacionit njofton kryeministrin mbi procesin dialogues për çështjen e personave të zhdukur”, tha ai.
Theksohet se për Qeverinë e Kosovës e rëndësishme që të kenë një front të përbashkuar karshi Serbisë, në kërkesat e tyre për ballafaqim me të kaluarën.