Amnesty International njoftoi se 11 mijë e 200 gra u përdhunuan në të gjithë Nigerinë midis periudhës mars 2020 deri gusht 2021.
Në raportin “Nigeria: Udhëtim i trishtuar, qasje në drejtësi për gratë dhe vajzat të mbijetuara të përdhunimit”, i përgatitur nga Amnesty, thuhet se dhuna ndaj grave dhe vajzave vazhdon të rritet.
Drejtoresha e kësaj organizate në Nigeri Osai Ojigo tha se ky problem ende ekziston pavarësisht faktit se qeveria nigeriane shpalli një “gjendje të jashtëzakonshme” për shkak të dhunës seksuale dhe me bazë gjinore. Ajo theksoi se shumica e rasteve të përdhunimeve janë regjistruar në rajonet e Borno, Adamawa dhe Jobba, ku është aktiv grupi terrorist Boko Haram. Ajo shtoi gjithashtu se nuk janë ndërmarrë hapa konkretë për të adresuar problemin e përdhunimit në Nigeri.
Siç theksoi ajo, frika nga stigmatizimi rezultoi në një “praktikë të rrezikshme të heshtjes” që i pengon të mbijetuarit e përdhunimit të kërkojnë drejtësi.
Më shumë se 20 mijë njerëz kanë vdekur që nga viti 2009 në dhunën masive të grupit terrorist Boko Haram, i cili u shfaq në Nigeri në fillim të viteve 2000. Qindra-mijëra njerëz janë larguar nga Nigeria për shkak të sulmeve terroriste dhe konflikteve.