UBT News

​Ambasadori i BE-së reagon pas djegies së veturave në veri të Kosovës

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka dënuar djegien e veturave me targa RKS në veri të vendit. Ai ka thënë se shkatërrimi i pronës private me qëllim të frikësimit, është i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë.

“Dënojmë ashpër djegien e automjeteve të ri-regjistruara së fundmi në targa të Kosovës në veri të Kosovës. Shkatërrimi i pronës private, që ka ndodhur në dy ditët e fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm dhe i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës”, ka shkruar ambasadori i BE-së në Twitter.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në veri të vendit është raportuar për djegien e tri veturave që u përkasin personave të nacionalitetit serb.

Gjithashtu, një ditë më parë u ishte vënë zjarri edhe dy veturave të tjera.

Exit mobile version