Ambasadori amerikan Christopher Hill është takuar sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq dhe Hill diskutuan për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, intergrimin evropian të Serbisë dhe çështjet aktuale gjeopolitike.
Vuçiq ka thënë se “Serbia është iniciatorja e shumë projekteve që lidhen më së miri me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kështu u njoh si një partner proaktiv për të gjithë që dëshirojnë të punojnë për përparimin e rajonit dhe me përkushtim”.
Ndërkaq, Hill përsëriti mbështetjen e ShBA-së për integrimin evropian të Serbisë dhe vendeve të rajonit si dhe qëndrimin e Washingtonit. “Ne gjithashtu mbështesim nismën e Ballkanit të Hapur dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë zhvillimin më të shpejtë të saj”, deklaroi Hill.
Duke folur për dialogun, palët ranë dakord se të gjitha përpjekjet do të fokusohen në të./21 media/