UBT News

​Ambasadori gjerman reagon për incidentin në veri

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar për incidentin në veri të vendit, ku ka mbetur i plagosur një person.

Megjithatë ai ka mirëpritur reagimin e Policisë së Kosovës për të hetuar gjerësisht rastin në të cilin dyshohet të jenë përfshirë disa zyrtarë policorë.

Rohde ka reaguar përmes llogarisë së tij në Twitter derisa ka shpërndarë edhe qëndrimin e zyrës së Bashkimit Evropian e cila e ka dënuar incidentin.

“Pajtohem plotësisht. Një tjetër incident shqetësues sigurie. Është mirë të shohësh Policinë e Kosovës që ka reaguar për të hetuar më gjerësisht rastin. Sjellja e mundshëm e keqe nga policia duhet të shqyrtohet si çdo tjetër. Viktimës i uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Exit mobile version