Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Crmaon tha se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit është vonuar. Me deklaratën e raportueses po pajtohet edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Rohde shkruan se zbatimi arbitrar i sundimit të ligjit nuk është rruga që duhet ndjekur.
“Plotësisht pajtohem: Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 është shumë i vonuar siç ka kujtuar Gjykata së fundmi. Zbatimi arbitrar i shtetit të së drejtës nuk është rruga përpara”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Fully agree: Implementation of Kosovo’s Constitutional Court decision of 2016 is long overdue as the Court recently reminded. Arbitrary application of the rule of law is not the way forward https://t.co/wD2CQO2HZ5
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 1, 2021
Mirëpo ndaj raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka reaguar Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan. Ata ia kanë kujtuar eurodeputetes se vendimi për pronat është antikushtetues dhe antiligjor dhe si i tillë nuk mund të zbatohet.