UBT News

​Ambasadori gjerman: Absurde që të rrezikohet përshkallëzimi i situatës shkaku i targave

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, sot deklaroi se është absurde që të rrezikohet përshkallëzimi i situatës për shkak të targave.

Ai në Twitter u shpreh se ka nevojë më shumë për burrështetas.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mesnate ka pranuar një kompromis për shtyerje të afatit të gjobve për targat e paligjshme.

“Falënderoj ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orësh, vendosjen e gjobave për targat e paligjshme “KM” (dhe të tjera). Jam i lumtur që do të punoj me ShBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Exit mobile version