UBT News

​Ambasadori Abbott: Dialogu të jetë mirë i përgatitur dhe me parime

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuara në Kosovë, Nicholas Abbott ka vlerësuar vizitën treditore të emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Abbott thotë se Mbretëria e Bashkuara ndan pikëpamjen e tij dhe të Albin Kurtit se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, parimor dhe i koordinuar midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Isha i kënaqur kur pashë që vizita e Miroslav Lajčák për të diskutuar dialogun Kosovë-Serbi ka shkuar mirë. Mbretëria e Bashkuar ndan pikëpamjen e tij dhe të Albin Kurtit se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, parimor dhe i koordinuar midis BE dhe ShBA. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë arritjen e një marrëveshje që mbështet njerëzit e Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar Abbott.

Lajçak ka qëndruar për vizitë treditore në Kosovë, ku u takua me liderët e partive politike si dhe me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Exit mobile version