UBT News

​Ambasada amerikane në Prishtinë për urdhrin e Biden: Korrupsioni dëmton politikën e jashtme

Ambasada amerikane në Prishtinë, është deklaruar lidhur me urdhrin ekzekutiv të Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden përmes të cilës ka paraparë bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Nga ambasada thonë se korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, partnerëve dhe aleatëve.

“Korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të Shteteve të Bashkuara, partnerëve tanë dhe aleatëve tanë. Dje, Presidenti Joe Biden nënshkroi një Urdhër të ri Ekzekutiv që modernizon regjimin e sanksioneve të Ballkanit Perëndimor për të pasqyruar shqetësimet e sundimit të ligjit. Ai siguron mjete të reja për t’iu përgjigjur kërcënimeve më serioze ndaj stabilitetit në të gjithë rajonin – korrupsioni, veprimet që minojnë qeverisjen demokratike dhe abuzimi serioz i të drejtave të njeriut”, thuhet në deklaratën e ambasadës së ShBA-së në Kosovë. 

Exit mobile version