Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara.
Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tashmë stafi i aeroportit të Prishtinës është ftuar që të futen brenda për të vazhduar punën. Edhe qytetarët tash kanë nisur të hyjnë brenda në aeroport.
Për shkak të një kanosje me mjete shpërthyese sot është mbyllur përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.