Deputetët e Komisionit për Shëndetësi kanë shprehur shqetësime lidhur me dyshimet për helmim të qytetarëve nga uji i pijes në Han të Elezit dhe Kaçanik. Po ashtu, konsideruan se gjendja me pandeminë COVID-19 në vend po përkeqësohet.
Deputeti i Vetëvendosjes (LVV), Mirsad Shkreta, i cili e nisi diskutimin për këtë çështje, tha se kjo është alarm dhe kjo përbënë rrezikshmëri për qytetarët.
Kurse, Armend Zemaj, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se përkundër gjendjes shqetësues në Han të Elezit dhe Kaçanik, MSh nuk i ka furnizuar me infuzione.
Anëtarët e këtij Komisioni u pajtuan që nesër ta vizitojnë komunën e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.