UBT News

​Aktakuzë ndaj tre personave, dyshohet se QKUK-së iu zhvatën rreth 105.000 euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur sot aktakuzë ndaj tre të pandehurve me inicialet F.H., L.J. dhe Y.K., për shkak të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, më 22 dhjetor 2020, të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë (IT) në QKUK, në bashkëkryerje, kanë shfrytëzuar detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo tjetrin, duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare.

Të njëjtit, në aktivitetin e prokurimit “Furnizimi dhe montimi i Sistemit të integruar të monitorimit me kamera dhe Integrimi i sistemit të kontrollit të qasjes”, kontratë e nënshkruar në mes të QKUK dhe operatorit ekonomik “Artech”, tërë aktivitetin e kryer në dhjetor të vitit 2020, përfshirë pranimin e mallit, ekzekutimin e punimeve dhe pranimin teknik të punimeve, kanë nënshkruar një raport fiktiv.

Kjo është bërë në kundërshtim me gjendjen faktike, duke i shkaktuar dëm material QKUK-së, në shumë 104.751 euro. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale, e cila iu vihet në barrë.

Po ashtu, i njëjti ka propozuar që të pandehurve t’u shqiptohet dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

Exit mobile version