Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, për “mos raportim ose raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.
“Prokurori i Shtetit, më 31.01.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj D.G, për shkak të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të njëjtën e ka proceduar në Gjykatë për trajtim të mëtejmë”, ka thënë ajo në një përgjigje.