Prokuroria Themelore në Prishtinë pas dy vitesh që kur ka nisur çështja e njohur si e “patentë shoferëve” ka ngritur aktakuzë ndaj 31 personave, me inicialet: N.LL., F.A., F.E., F.F., A.B., L.Sh., A.R., F.L., Sh.Z., E.B., D.ZH., N.B., A.M., L.A., M.M., A.T., P.T., B.J., S.RR., F.F., B.P., N.Th., S.B., E.L., D.I., E.F., M.R., H.H., M.D., L.H. dhe B.J..
Aktakuzat janë ngritur për shkak se në këtë rast është gjetur se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, “Dhënia e ryshfetit”, “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të pranimit së ryshfetit në sektorin privat” dhe “Dhënia e ryshfetit në sektorin privat”.
Lidhur me këtë rast, në Gjykatën Themelore në Prishtinë është deponuar edhe urdhri për shpalljen e shtatë dëshmitarëve bashkëpunues dhe një marrëveshje për pranimin e fajësisë.
Po ashtu në këtë aktakuzë, prokurori i rastit ka kërkuar dënimin plotësues-ndalimin e ushtrimit të profesionit për 21 zyrtarë publik të përfshirë në vepra penale nga kapitulli 23 të korrupsionit zyrtar dhe kundër detyrës zyrtare, si dhe është kërkuar anulimi i testit për patentë shofer për 45 kandidatë.
Prokurori i Shtetit, të njëjtën aktakuzë e ka proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë.