UBT News

​”Aksioni i NATO-s në Afganistan? Le të mos mashtrohemi”

Kryeministri britanik, Boris Johnson thotë se është e gabuar të besohet se çdo anëtar i NATO -s dëshiron veprime ushtarake në Afganistan pasi talibanët morën pushtetin.

“Unë me të vërtetë mendoj se është një mashtrim të besosh se ekziston një dëshirë midis partnerëve tanë për një prani të re ushtarake ose për një zgjidhje ushtarake që NATO do të impononte në Afganistan”, tha Johnson në Parlamentin britanik, raporton Reuters.

Ai tha se ideja përfundoi me një mision luftarak në vitin 2014 dhe se ai nuk besonte se vendosja e dhjetëra-mijëra trupave britanike në luftën kundër talibanëve ishte një opsion.

Ministri i Brendshëm Priti Patel konfirmoi sot se Britania arriti të evakuonte rreth 1.000 njerëz në ditë nga Afganistani, pasi talibanët morën kontrollin e vendit.

Ajo tha se ky numër është aktual dhe se qytetarët britanikë janë ende duke u tërhequr nga Kabuli, si dhe afganët që ishin pjesë e programit lokal të punësimit.

Exit mobile version