UBT News

​Aksion i madh policor në gjashtë komuna, arrestohen 11 persona

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore, nën dyshimin për keqpërdorime në Agjensionin për Zhvillimin e Bujqësisë, sot ka organizuar operacionin policor në Pejë, Istog, Deçan, Viti, Suharekë dhe Ferizaj, ku deri më tash janë arrestuar dhe ndaluar 11 persona të dyshuar.

Të arrestuarit dyshohet së janë përfshirë në veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar, marrja e ryshfetit, dhënia e ryshfetit, mashtrimi me subvencione, falsifikimi i dokumenteve zyrtare dhe pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare.

Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtarë, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh që dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Pas intervistimit të të dyshuarve, më aktvendim nga prokurori, të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë. 

Exit mobile version