Një aksident tjetër ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Komoran. Në bazë të pamjeve, vërehet se goditja ishte e fortë pasi një veturë është dëmtuar shumë.
Një dëshmitar i rastit ka dërguar disa pamje nga ky aksident, ku i lënduar ka mbetur një person.
Mësohet se si rrjedhojë e aksidentit janë shkaktuar kolona të gjata.