UBT News

​Aksident trafiku në Banjë të Malishevës, dy të lënduar

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti të komunikacionit sonte rreth orës 18:00 në aksin rrugor Malishevë – Dule, përkatësisht në Banjë të Malishevës.

Nysret Gjurkaj, zëdhënës i policisë rajonale për Gjakovë ka konfirmuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Deri tek aksidenti ka ardhur derisa i dyshimti po drejtonte automjetin e tij “Mercedes”, i cili ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugor Malishevë – Dule dhe kur arrin në fshatin Banjë nuk përshtat shpejtësinë e lëvizjes automjetit, ku rruga është me kthesë dhe humb kontrollin mbi automjetin e tij duke dalë nga shiriti i djathtë në të majtë dhe me pjesën ballore e godet automjetin “Alfa Romeo” që po lëvizte në drejtim të kundërt. Si pasojë e aksidentit në të dy automjetet shkaktohen dëme materiale dhe dy të lënduar”, ka deklaruar Gjurkaj.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Malishevës, ku njëri prej tyre, për shkak të frakturave, është transferuar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtejshëm. Sipas mjekut kujdestar, personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

Prokurori i Shtetit ka autorizuar hetuesit t’i zhvillojnë hetimet dhe rasti të dërgohet në procedurë të rregullt.

Exit mobile version