UBT News

​Aksident në Turjak të Pejës, humb jetën vozitësja e traktorit

Një vajzë ka vdekur në QKUK si pasojë e plagëve të marrë në një aksident që ka ndodhur ditë më parë në fshatin Turjak-Pejё.

Sipas Policisë, me datë 11 korrik, rreth orës 09:30, janë informuar për një aksident trafiku, ku ishin tё involvuar njё makinё punuese (traktor), dhe vozitёsja e traktorit, e cila si pasojё e aksidentit kishte pёsuar lëndime tё rёnda trupore.

E njëjta, sipas Policisë, ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё.

“Me datё 17.07.2023, rreth orёsh 20:00, nga QKUK-Prishtinё, jemi njoftuar se viktima e aksidentit nuk ka mundur t’i pёrballoj plagёt dhe e njëjta ka ndёrruar jetё, vdekja e viktimёs ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar. Ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhёruar qё trupi i pa jetë i viktimës tё dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version