UBT News

​Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdiq një 60-vjeçar

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicë, ku si pasojë ka vdekur një 60-vjeçar.

Sipas Policisë, automjeti me targa vendore deri sa kishte qenë në lëvizje për shkaqe të panjohura kishte goditur dy vetura të cilat kishin qenë të parkuara në këtë rrugë.

“Meqenëse drejtuesi i automjetit në lëvizje pëson lëndime trupore, me urgjencë dërgohet në emergjencën e spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe si pasojë e lëndimeve pas pak kohe drejtuesi i automjetit të aksidentuar, i moshës 60 vjeçar, ndërron jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version