UBT News

​AKR demanton të gjitha sondazhet

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka hedhur poshtë sot çdo sondazh të nxjerrë nga mediat e ndryshme, teksa thotë se matjet në terren për zgjedhjet komunale të 17 tetorit janë krejtësisht ndryshe.

Nënkryetari i AKR-së, Selim Pacolli në një konferencë për media tha se janë detyruar që të demantojnë çdo sondazh që është bërë gjatë fushatës.

“Mund të them që matjet e tilla të opinionit janë të manipuluara dhe asnjëra nuk koincidon me matjet tjera nga terreni… Në secilën media të shkruar dhe elektronike, ne i shohim montazhet e tilla të cilat nuk asociojnë në asnjë moment realitetin e matjeve, të cilat janë reale dhe vijnë nga terreni”, tha ai.

Kandidati i AKR-së për të parin e Prishtinës, Gëzim Mehmeti tha se sondazhet janë të porositura nga ndonjë subjekt politik në mënyrë që siç tha ai, t’i bëjnë qytetarët të ndërrojnë mendim. Ai ftoi qytetarët e Prishtinës që kësaj të diele të votojnë sipas bindjeve të tyre politike dhe të mos ndikohen nga sondazhet manipuluese.

Exit mobile version