UBT News

​Afganët e ardhur në Kosovë po qëndrojnë në një kamp afër Bondsteel-it

Nën masa të rrepta sigurie, 111 qytetarë që kanë ardhur mbrëmë nga Afganistani po qëndrojnë në ish-kampin e Bechtelenka, afër Bondsteel-it.

Në këtë vend mediat nuk po lejohen të hyjnë brenda, përveç që të marrin pamje nga jashtë. Ndërkohë që nga larg shihen punëtorët teknik që po bëjnë renovimin e kontejnerëve ku po qëndrojnë afganët.

Kamera e KosovaPress ka arritur të kap disa lëvizje të refugjatëve, kryesisht gra dhe fëmijë, e që kishin dalë të ecnin në hapësirat para kontejnerëve.

Mbrëmë në Kosovë ka arritur vetëm grupi i parë i afganëve që do të qëndrojnë përkohësisht në vend, pasi pritet të vijnë edhe grupe të tjera.

Grupin e qytetarëve nga Afganistani të cilët ishin kryesisht gra, fëmijë e pleq, i kanë pritur presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ambasadorë të vendeve të QUINT-it.

Exit mobile version