Gjykata Themelore e Prishtinës i ka liruar nga akuza katër ish-ministrat e Qeverisë Thaçi 2, Mimoza Kusari-Lila, Nenad Rashiq, Besim Beqa, Dardan Gashi si dhe Fllanza Hoxha e Arben Gjuka, të cilët akuzoheshin nga Prokuroria Speciale për korrupsion në rastin e njohur si “Afera e Hidrocentraleve”.
“Në harmoni me nenin 364 paragrafi 1 pika 1.3 të KPPRK-së të akuzuarit B.B, M.K.L, N.R, D.G, F.H dhe A.GJ janë liruar nga akuza, pasi që gjykata nuk ka gjetur prova se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, thuhet në aktgjykimin me numër PS.nr.17/2020.
Po aty bëhet e ditur se bazuar në nenin 463 të KPPRK-së, e dëmtuara Korporata Energjetike e Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.