UBT News

​Afër 50 policë dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Rreth 48 zyrtarë policorë kufitarë dhe dy doganierë po dyshohen për korrupsion e keqpërdorim të detyrës zyrtare. IPK ka nisur arrestimet dhe aksioni u zhvillua në pikat kufitare Qafë Morinë dhe në Qafë të Prushit, si dhe në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Dogana e Kosovës ka mbeshtetur Inspektoratin Policor të Kosovës në operacionin e arrestimit të zyrtarëve të kufirit në Rajonet Gjakovë dhe Prizren, ku janë arrestuar edhe dy zyrtarë doganor për dyshimet se kanë kryer veprat penale ‘mitmarrje’ dhe ‘shpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’.

Dogana e Kosovës nëpërmjet një komunikate thotë se është mirënjohëse ndaj punës së Inspektoratit Policor në hetimin e këtij rasti dhe do të vijojë me bashkëpunim të rregullt me Inspektoratin, Policinë dhe Insititucionet tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit. 

Exit mobile version