UBT News

​Afër 21 mijë raste aktive me COVID-19

Vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve aktive me COVID-19. Aktualisht në Kosovë janë 20 mijë e 995 raste aktive me COVID-19. Më së shumti raste aktive janë në komunën e Prishtinës – 4 mijë e 939 raste aktive me koronavirus, e pasuar nga Peja me 1 mijë e 650, Gjilani me 1 mijë e 384, Ferizaj me 1 mijë e 274, Prizreni me 1 mijë e 227, Fushë Kosova e 1 mijë e dy raste dhe komunat tjera me qindra raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për dy raste të vdekjes dhe 787 raste të reja pozitive me COVID-19.

Exit mobile version