Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Shefki Abdullahu po raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë.
Ai tha se pushteti lokal duhet të fuqizohet, teksa ka folur për vërshimet në disa komuna gjatë muajit janar.
“Situata gjatë vërshimeve: pushteti lokal duhet të fuqizohet. Disa i kanë edhe divizione në kuadër të drejtorive, organeve kompetente por edhe kryetarit. Herën e fundit nuk po i apostrofojë kryetarët me emra, por deklarata e tyre që shpallet gjendje të jashtëzakonshme, në vend se me shpall gjendje emergjente. Aty do të ketë mos respektim të procedurave. Duhet të fuqizohen gjithsesi sepse, duhet shumë punë. Ne nuk jemi reagues”, ka thënë ai.
Ai shtoi se komunat në veri të vendit funksionojnë në bazë të marrëveshjes së vitit 2013.
“Problemi i Agjencisë së Emergjencave që nuk jemi zhvilluar deri në nivel ka qenë procesi politik që kemi kaluar të zhvillimit të këtij mekanizmi e kemi bërë planin zhvillimor që duhet të arrihen objektivat me gjitha mekanizmat qe duhet t’i ketë”, shtoi ai.