UBT News

​Abdixhiku në Heritage Foundation

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë vizitës në ShBA, ka qëndruar për vizitë në Heritage Foundation.

Në një ndër institucionet think-tank më me ndikim në ShBA, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u prit nga zëvendëspresidenti, James Carafano. Në këtë takim, u shtruan pikëpamjet mbi zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon dhe çasjen e domosdoshme amerikane mbi këto zhvillime afatgjate.

“Në Heritage Foundation, një ndër institucionet think-tank më me ndikim në SHBA, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u prit nga zëvendëspresidenti, James Carafano. Në këtë takim, u shtruan pikëpamjet mbi zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon dhe çasjen e domosdoshme amerikane mbi këto zhvillime afatgjate. Me theks të veçantë u diskutua për aspiratën e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO. LDK, si parti e qendrës së djathtë dhe Heritage Foundation, institucion i ndërtimit të politikave konservative amerikane me ndikim shumë më të gjerë, ndajnë mendime të përbashkëta ideologjike në rregullimin ekonomik, politik e strategjik”, është thënë në njoftimin e LDK-së

Exit mobile version