UBT News

​Abdixhiku: Ibrahim Rugova mbetet një patriot i papërsëritshëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku bashkë me bashkëpunëtorët e tij kanë bërë homazhe te varri ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Në 16-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit, Abdixhiku u shpreh se Rugova mbetet një patriot i papërsëritshëm.

“Kemi ardhur për të bërë nderime dhe kujtime për liderin e LDK-së për artin themeltar të shtetit të Republikës së Kosovës për presidentin historik Ibrahim Rugova. Një njeri që ka shënuar epokë të tjetër. Një njeri që ka prirë një popull të tërë nga dita e parë e aktivizimit të tij politik deri më 21 janar të vitit 2006 kur kjo lidhje siç e kujton secili qytetarë u shpërfaq me një masë të jashtëzakonshme të njerëzve që i dhanë lamtumiren e tij të fundit në shesh dhe në Kuvend në një ditë të ftohë. Ibrahim Rugova mbetët një patriot i papërsëritshëm, një njeri që dha jo vetëm udhërrëfimin e kohës por dha edhe vizion e ardhshëm të Kosovës, këtë vizion ne e kemi obligim ta shtrojmë dhe sot. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran”, u shpreh Abdixhiku.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.

Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Exit mobile version