Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe nënkryetaren Ardita Sinani.
Gjatë atij takimi u diskutua për gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe domosdoshmërinë e mbështetjes institucionale ndaj popullatës shqiptare atje.
Abdixhiku u zotua se do t’i adresojnë çështjet sikurse regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, mbështetja financiare për Luginën si dhe sigurimin e teksteve shkollore falas për 4 mijë nxënës shqiptarë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc./UBTNews/