Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim nënsekretarin e shtetit finlandez për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kai Sauer, i cili ka shprehur gatishmërinë e shtetit finlandez për përkrahjen e Kosovës në proceset e saj integruese dhe zhvillimore.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi Sauer për prioritetet e tij, në zhvillimin ekonomik, luftimin e korrupsionit, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale.
Kryetari Abdixhiku e falënderoi shtetin e Finlandës dhe ambasadorin Sauer për angazhimin e tij personal për Kosovën.
Sipas një komunikate të LDK-së, gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, liberalizimin e vizave dhe thellimin e bashkëpunimit me shtetet mike rreth fuqizimit të pozicionit të Kosovës për njohje dhe anëtarësime.
Përndryshe, ambasadori Sauer është njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë dhe rajon.