UBT News

​Abdixhiku: Çfarë i kishte bërë Kurti i 2015-së këtij Kurtit sot?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, theksoi se kryeministri Albin Kurti duhet të sqarojë nëse marrëveshja për energji është e mirë apo jo.

Në seancën e sotme parlamentare, deputeti Abdixhiku tha se nëse marrëveshja nuk është e mirë, atëherë duhet të flitet për legalizimin e Serbisë në veri.

“Më lejoni që të jemi i shkurtë dhe të themi që politikani i hijeve të veta s’mundet t’i ikë, që do të thotë se qëndrimeve të veta paraprake s’mund t’i ikë me kaq lehtësi. Dhe kryeministri Kurti ka nevojë të bëj dy sqarime bazike, e para është logjike se a është marrëveshja e mirë apo s’është marrëveshja e mirë. Nëse është marrëveshja e mirë, që është replikë e një marrëveshje paraprake, atëherë me të drejtë edhe mund t’i shtrosh argumentet se po, po kthehet legjitimiteti në veri dhe po mblidhen të hyrat pas 20 vjetësh. Sepse marrëveshja është e mirë. Por, në qoftë se marrëveshja s’është e mirë, atëherë duhet të flasim për legalizimin e Serbisë, po të citojë, në Kosovë dhe në veri. Pra, duhet të qartësosh një element bazik, cila është natyra e marrëveshjes, sepse të dyja s’mund të jenë. Është kundër thënie politike, s’mund të sillesh as mish as peshk. Ose e mirë ose e keqe, ose është trashëgimi ose është meritë e jotja. Të dyja s’janë. Dhe në qoftë se është dëm, e s’është vazhdimësi, atëherë pse na e sjelle Elektroseverin në Kosovë, të cilën e ke kundërshtuar para 4 viteve këtu në këtë foltore. Për neve marrëveshja është e njëjtë, siç ka qenë e mirë atëherë, është edhe tani, prandaj, edhe e mbështesim, po shtrihet sovraniteti në veri”, tha Abdixhiku.

Deputeti Abdixhiku në këtë seancë ka kujtuar fjalët e shkrimtarit, Shkreli, të lexuara në këtë kuvend nga ish-deputeti Adem Mikullvci.

“Më 2017, në këtë kuvend, një burrë i madh, anëtari i VV-së që kryesonte kuvendin, Adem Mikullovci, kishte nisë me fjalë të Shkrelit. “Nëse takohemi me veten sy më sy, a kemi me u puthë, a kemi me u pështyrë”. Çfarë kishte bërë Albin Kurti i 2015-së këtij Albin Kurtit sot. Kjo është pyetja”, tha Abdixhiku.

Ndërsa, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë Kurtit t’i kursejë deputetët e partisë së VV-së nga elozhetë. Ish-kryeministri ka pyetur Kurtin edhe për Valaqin.

“Kryeministër iu dëgjova në prezantimin tuaj të parë, nuk kam vërejtje, sa i përket marrëveshjes për energji, ju kuptoj, por e kam një dilemë, do t’ua themi në fund. Ajo që iu kisha lutë si kryetari i VV-së, të na kurseni prej elozheve të tipeve që i dëgjuam më herët, pse tash dhe vetëm tash po paguajnë serbët në veri, sepse nuk ua kemi borxh. Pra, nëse dëshironi me u ruajtur nga pak ndër vete, ndalni kapak ata që po flasin në emër të subjektit tuaj. Dilema ime është kjo, pse kur të tjerët jetojnë në realitet në minimum për me nxjerr maksimumim para jush, është tradhti kombëtare e pse në rastin e juaj kur ndodh, kjo është e drejtë. Dhe, e kam një pyetje për fund çka do të ndodh me Valaqin? Pra, me stacionin në Valaq”, theksoi ai.

Kryeministri Kurti në replikën e tij tha se Qeveria e tanishme i ka të përlyera duart me baltë, pasi ashtu e kanë gjetur Kosovën.

“Unë besoj se ka qenë dëmtim i madh i sistemin elektro-energjetik në Kosovë, edhe i perspektivës së Kosovës privatizimi i shpërndarjes dhe furnizimit. Nuk do ta kisha bërë kurrë, por tash nuk kam qare pa bashkëpunuar me ta. Sepse mund të bëhet edhe shumë më keq”. Por, në ndër kohë duam të bëjmë mirë. E dini shumë mirë që keni fshatra të shndërruara në komuna për shkak të përkatësisë etnike. Kjo është e padrejtë, por unë takohem, e bashkëpunojë me këta kryetar të këtyre komunave. Ngjashëm edhe sa i përket çështjes së energjisë. E kemi të trashëguar këtë gjendje ku po e bëjmë më të mirën e mundshme. A ka qenë ndonjë marrëveshje në të kaluarën tradhti? Po, ka qenë tradhti, por kjo është realiteti. A i kemi duart më baltë? Po, i kemi sepse Kosovën e kemi gjetur në baltë, ama ndërgjegjen e kemi të pastër”, theksoi Kurti.

Exit mobile version