“Në një kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, jam i kënaqur që Britania e Madhe vazhdon të jap kontribut të fuqishëm në mandatin e KFOR-it”, ka thënë ambasadori britanik Nicholas Abbott.
Ai ka vizituar kampin Bondsteel ku ka takuar ushtarët britanikë të cilët nën komandën e NATO-s në ditët në vijim do t’u bashkohen 200 trupave të tjerë nga angazhimi i Forcave Rezervë Strategjike të Mbretërisë së Bashkuar.
“Vizitova kampin Bondsteel për të takuar ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit, të cilët kanë qenë në Kosovë si pjesë e një stërvitjeje vjetore. Ata janë tani nën komandën e NATO-s dhe do t’u bashkohen 200 ushtarë të tjerë nga angazhimi i Forcave Rezervë Strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në ditët në vijim. Në një kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, jam i kënaqur që Britania e Madhe vazhdon të japë një kontribut të fuqishëm në mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të qetë e të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës”, ka shkruar Abbott.