UBT News

​Abazi: Nuk ekziston asnjë propozim gjerman për asociacionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se nuk ekziston asnjë propozim gjerman për asociacionin.

“Nuk ka propozim gjerman, nuk mund të ketë asnjë propozim me emra të tjerë. Në fakt ka vetëm një propozim është asociacioni i komunave i cili duhet të formohet bazuar në ligjet ekzistuese të vendit. Nuk ka asociacion që mund t’i kalojë ligjet dhe kushtetutën e vendit… Nuk mundet një shtet që ka bërë gjenocid në të kaluarën të vendosë kushte për qytetarët e Kosovës. Do të duket qesharake që një shtet që ka vrarë fëmijë e gra tenton të jetë garantues demokratik i të drejtave të serbëve në Kosovë, kjo është paradoksale”, ka thënë ai.

Në konferencë për media, Abazi ka folur edhe për reformën zgjedhore për çka ka thënë se ky proces është stërzgjatur me vite të tëra në mungesë të vullnetit politik.

“Po iu thërras të gjithëve ekspertë, juristë e shoqërinë civile dhe mediat që të përcillni me kujdes këtë proces të rëndësishëm të reformës zgjedhore”, tha ai.

“Duhet të bëhet zgjedhja e drejtpërdrejt e presidentit me votën e qytetarëve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se duhet të bëhet digjitalizimi i sistemit zgjedhor.

“Kosova të ndahet në pesë zona zgjedhore të cilat do të kenë përfaqësim të qytetarëve në parlament dhe votuesi do të ketë mundësi të gjejë përfaqësuesin e vet brenda Parlamentit” ka thënë ai.

“Ligji qe kemi sot ka lejuar deforminim e plotë të vullnetit të qytetarëve. Masakrimi i votës së qytetarëve ndodh në momentin e numërimit. Komisionerët bëjnë pazare se cilit kandidat do t’i takojnë votat e partive politike. Në shumicën e rasteve kandidati që ka pasur vëzhgues brenda. Ligji i ri duhet plotësisht, ta largojë këtë hapësirë të manipulimit të votës së qytetarëve”, ka shtuar ai.

Exit mobile version