UBT News

​AAK propozon amandament për buxhetim të Ligjit të Pagave

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka propozuar amandament për buxhetim të Ligjit të pagave që planifikohet që të hyjë në zbatim në mars të 2022-tës. Kështu ka njoftuar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri duke thënë se AAK ka propozuar amandament për buxhetimin e Ligjit të Pagave në vlerë prej 85 milionë euro, në mënyrë që ky ligj të hyjë në zbatim nga 1 marsi i vitit 2022.

Tahiri theksoi se ky ligj është jetik për zyrtarët publikë, e po ashtu për funksionim më të mirë të administratës shtetërore, si dhe për përmbylljen e reformës shtetërore të institucioneve të Kosovës.

Sipas Tahirit, buxheti prej 85 milionë eurosh për këtë amandament, do të sigurohet nga zvogëlimi i disa kodeve buxhetore në mënyrë që ta jetësojmë këtë ligj.

Exit mobile version