UBT News

​AAK përkrah tërheqjen e kursimeve nga Trusti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar që të lejohen qytetarët që të tërheqin mjete nga Trusti, pasi sipas tij, situata jashtëzakonisht e vështirë ekonomike dhe sociale.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ky duhet të jetë hapi i parë urgjent, meqë që siç ka thënë ai, në situata jashtëzakonshme edhe vendimet duhet të jenë të jashtëzakonshme.

“Qytetarët në Kosovë janë në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale. Shtrenjtimi i artikujve elementarë për jetesë, ka shtyer shumë kategori që të përballen gjithnjë e më shpesh me mbijetesën ekonomike. Prandaj e konsideroj si hap të parë urgjent, aprovimin e një vendimi që lejon qytetarët të tërheqin një përqindje të caktuar të mjeteve nga trusti pensional. Situata është e jashtëzakonshme, prandaj edhe vendimet duhet të jenë të jashtëzakonshme. Natyrisht krahas kësaj mase, qeveria duhet të mendojë edhe për masa të tjera, në këtë kohë vështirë të përballueshme për qytetarët”, ka shkruar ai. 

Exit mobile version